Bota Trump nuk pranon rezultatin dhe sulmon mediat: Qëkur e thoni ju kush...

Trump nuk pranon rezultatin dhe sulmon mediat: Qëkur e thoni ju kush do të jetë President?!

Melania Trump bëri komentin e parë publik sa i përket zgjedhjeve në SHBA, duke ndarë qëndrim të njëjtë me bashkëshortin e saj, se votat duhet ende të numërohen.

“Populli amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votë, e ligjshme ose jo duhet të numërohet. Ne duhet të mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë“, shkruajti ajo në Twitter.

Ky është reagimi i parë që vjen që pas fitores së Joe Biden nga familja Trump. Më herët, CNN, duke cituar një burim pranë familjes presidenciale raportoi se Zonja e Parë Melania Trump iu është bashkuar zërave të rrethit të ngushtë që po e këshillojnë Donald Trump që ka ardhur koha për të pranuar humbjen.

Dhe vetëm pak minuta pasi kishte reaguar bashkëshortja e tij, Melania Trump, Donald Trump bëri postimin e tij të parë në Twitter, që prej humbjes në zgjedhje. Duke iu drejtuar mediave me përbuzje, Trump shkruajti: “Qëkur mediat thotë kush do të jetë presidenti i radhës? Këto dy javët e fundit të gjithë kemi mësuar shumë gjëra!”

Reagimi i tij erdhi rreth një orë pasi ish-Presidenti republikan George W.Bush reagoi publikisht duke thënë se rezultati i zgjedhjeve ishte i “qartë” dhe se zgjedhjet ishin me integritet dhe të drejta, ndërsa Chris Christie, një prej aleateve më të afërta të Trump tha se kishte ardhur koha që ai të tregonte prova për akuzat e lëshuar për manipulim, në të kundërt duhet të “bënte përpara”.

Rrjetet televizive dhe Associated Press janë ato që e shpallin fituesin e zgjedhjeve prej dekadash tashmë, duke bërë përllogaritje se cili do të jetë rezultati ndërkohë që vijnë votat. Por të dhënat zyrtare duhet ditët që të numërohen dhe të certifikohen si zyrtare.