Bota Tufa e qenve endacak ndjek djalin e vogël! Veprimi i zgjuar i...

Tufa e qenve endacak ndjek djalin e vogël! Veprimi i zgjuar i shpëton jetën (VIDEO) 

Një djalë i vogël në Rusi ka përjetuar momente tmerri. Teksa ishte në plazh, ai është ndjekur nga një tufë qensh endacakë.

Incidenti ka ndodhur më 27 gusht, kur qentë e egër filluan ta ndiqnin djalin ndërsa ai po luante në vendin e quajtur Makhachkala.

Siç shihet edhe në pamje, fëmija vrapon në plazh, ndërsa tufa e qenve endacakë e ndjek. Për të shpëtuar, djali i vogël zhytet në det, duke lënë qentë të lehin në breg.

Megjithatë, pavarësisht se ka shpëtuar, sipas Reuters, djali i vogël ka marrë disa lëndime në trup.