Aktualitet “Turistë që vijnë, shqiptarë që ikin”

“Turistë që vijnë, shqiptarë që ikin”

Turistë që vijnë në Shqipëri dhe shqiptarë që largohen nga vendi. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë për rritje të lëvizjeve në të dyja kahet. Sipas INSTAT-it, gjatë vitit 2018, 5.9 milionë turistë vizituan vendin tonë. Kundrejt një viti më parë kemi rritje me 15.8%, apo rreth 809 mijë persona më shumë.

Vizitorët nga vendet fqinje përbëjnë ende pjesën më të madhe të hyrjeve. Ndërkohë, rritja më e madhe në numër turistësh vit pas viti është regjistruar për shtetasit nga Polonia me 34.2%, ndjekur nga Italia me 20% dhe Kosova e SHBA me nga 19.6%.

Ndërkohë, rritje shënuan edhe daljet e shqiptarëve. Në total u regjistruan 5.4 milionë shqiptarë që kanë lënë vendin ose rreth 4.4% më shumë se një vit më parë.