Bota Turqia konfirmon rastin e parë të koronavirusit

Turqia konfirmon rastin e parë të koronavirusit

Turqia ka shënuar rastin e parë të infektuar me koronavirus.

Mësohet se një person doli pozitiv, pasi ishte kthyer nga Europa.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca në një konferencë për shtyp në Ankara.

Ai deklaroi se gjendja e përgjithshme e pacientit është e mirë, duke theksuar se të gjithë anëtarët e familjes së tij dhe ata që ranë kontakt me të janë nën mbikëqyrje.

“Pacienti është diagnostikuar në kohë. Nëse ka një infeksion të virusit në vend, ai është shumë i kufizuar. Një ose më shumë raste të koronavirusit nuk duhet të konsiderohen si një epidemi”, vuri në dukje ai.

Turqia, muajin e kaluar, mbylli kufirin me Iranin, i cili u godit rëndë nga virusi, si dhe anuloi të gjitha fluturimet në vend.