Sport U-17/Beqiri zbulon listën për kualifikueset e Europianit, vetëm 7 lojtarë nga kampionati...

U-17/Beqiri zbulon listën për kualifikueset e Europianit, vetëm 7 lojtarë nga kampionati vendas

Trajneri i Kombëtares U-17, Elvin Beqiri, ka zbardhur listën e futbollistëve të grumbulluar për turneun zyrtar kualifikues të UEFA-s për grupmoshën U-17. Ky turne do të zhvillohet në Portugali dhe Shqipëria bën pjesë në Grupin e 8, së bashku me portugezët, Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Ndeshjet e këtyre eliminatoreve do të zhvillohen në datat 13-19 nëntor 2019.

Beqiri në fjalën e tij përpara medias u shpreh: “Ne, në fakt, kemi 1 vit që po punojmë me këtë brez lojtarësh dhe jemi munduar të gjejmë lojtarët më cilësorë. Në mënyrë që të përfaqësohemi sa më mirë në turneun zyrtar të UEFA-s, që do të zhvillohet në Portugali në datat 13-19 nëntor. Sa i përket gjendjes së lojtarëve dhe paraqitjes së tyre, gjej rastin të falënderoj Federatën dhe sektorin e ekipeve kombëtare për kushtet dhe mundësitë që na janë ofruar në grumbullimet që kemi zhvilluar. Kryesorja në këtë turne për ne, si U-17, është paraqitja sa më dinjitoze dhe sigurisht kjo lidhet edhe me rezultatin në fushën e blertë. Ne jemi kërkues, pasi i njohim vlerat dhe cilësitë e skuadrës, i kemi situr mirë të gjitha prurjet derisa kemi ardhur në këtë skuadër. Objektivi ynë është që futbollistët t’i dërgojmë hap pas hapi nga kombëtarja aktuale tek U-19, e deri tek kombëtarja A.”

Lista e futbollistëve të grumbulluar