Extra U diskutua për ndarjen nga bashkëshorti dhe largimin prej Top Channel, Arbana...

U diskutua për ndarjen nga bashkëshorti dhe largimin prej Top Channel, Arbana Osmani thyen heshtjen

Moderatorja Arbana Osmani prej disa kohësh qëndron në fokus të medias si për jetën profesionale edhe për atë personale.

Për të u shkrua se është ndarë nga bashkëshorti, dhe se shkak për këtë ishte bërë fillimi i një romance të re me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.

Tashmë flitet dhe se moderatorja do të largohet prej televizionit Top Channel.

Pas një heshtje të gjatë, Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale.

Në një postim në Instagram Arbana shkruan: Shihemi sonte në orën 21:00 me të tjera histori të jashtëzakonshme në Top Channel. Faleminderit të gjitha portaleve për shfrenimin e fantazisë në lajme nga më të pabesueshmet, por që gjithsesi shumë argëtuese. Një përqafim për të gjithë.