Politika U emërua kryeprokurore e Tiranës, Elizabeta Imeraj tërheq kandidaturën nga SPAK

U emërua kryeprokurore e Tiranës, Elizabeta Imeraj tërheq kandidaturën nga SPAK

Prokurorja Elisabeta Imeraj ka twrhequr kandidaturën nga kandidimi Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Imeraj ka zgjedhur që të qëndrojë në krye të Prokurorisë së Tiranës ku është drejtuese. Mësohet se prokurorja ka dërguar në KLP një ditë më parë dorëheqjen si prokurore e SPAK.

Më datën 26 mars, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht caktimin e prokurores Elisabeta Imeraj në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3-vjeçar.

Imeraj u përball me vetingun në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 24 mars, kur KPK kreu hetim në të tria shtyllat, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure të cilin e kaloi me sukses.