Aktualitet “U kap në një vilë në Bruksel”, Artan Hoxha flet për Leonard...

“U kap në një vilë në Bruksel”, Artan Hoxha flet për Leonard Dukën, si u bë armik me Vis Martinajn: Nisi për 5 mln euro

Artan Hoxha ka folur për kapjen nga autoritetet belge, të Leonard Dukës, shtetas i dyshuar si një nga autorët e vrasjes së Santiago Malkos.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Duka u kap në një vilë private në Bruksel, por është e paqartë nëse Shqipëria do të arrijë ta ekstradojë.

Hoxha bëri një përshkrim të armiqësisë mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës, të cilët fillimisht ishin ortakë me njëri-tjetrin.

“Leonard Duka dhe Ervis Martinaj kanë qenë ortakë te lojrat e fatit. Kanë paguar taksa në këtë vend. Gjatë rrugës, aleanca u prish. U aludua për një 5 milionë euro që ia mori Martinaj, Dukës. Në një moment përplasjesh njerëzit e Martinajt morën peng babain e Dukës. Pastaj Dukët u bënë aleat me kundërshtarë të tjerë të Martinajt. U vu një shumë, 5 milionë euro, kush i bënte atentat.

Këta kanë organizuar një atentat deri në aeroportin e Prishtinës. Të dy palët kishin në polici informatorë. Kishin shumë para kesh, sepse kontrollonin lojrat e fatit. Fati i Martinajt ishte që mjetet e blinduara të një politikani të rëndësishëm në Kosovë, vajtën për ta marrë. Martinaj nuk u godit aty.

Në momentin që filloi konflikti me Dukët, Martinajt iu shtua një kundërshtar që e njihnin mirë. Duka u bë kërcënim serioz. Pasi dështuan në Prishtinë, këta kanë vrarë Santiago Malkon, njeri të afërt të Martinajt. Nuk e vranë mendjen që do i kapte policia. Në momentin kur u eleminua Santiago Malko, fillon disheza e Martinajt.

Leonard Duka është kapur në një vilë private në Bruksel. Qëndronte në mes të Europës. Nga i gjithë grupi është i pari që kapet dhe është më i rëndësishëm. Prandaj quhej princi Darmian…

Fakti që kemi të bëjmë me personazhe të tillë, e kupton para 20 vitesh, që këta quheshin çerra lagjesh…

Tani ka një problem tjetër Shqipëria, do të jetë shumë e vështirë të ekstradohet. Ai mund të pengojë ekstradimin me studio ligjore”, deklaroi Hoxha.