Sport U përballën me Bylisin, futbollistët e Tiranës urdhërohen të bëjnë tamponët

U përballën me Bylisin, futbollistët e Tiranës urdhërohen të bëjnë tamponët

Tirana do të jetë e detyruar të kryejë testin e tamponit pas ndeshjes së mesjavës në Ballsh ndaj Bylisit.

Pas problematikave të shkaktuara në fillim të sfidës, ku Instituti i Shëndetësisë kërkoi futjen në karantinë të skuadrës mallakastriote prej pozitivitetit të futbollistit Qardaku, tani radhën e kanë kryesuesit e kampionatit.

Ministria e Shëndetësisë i dorëzoi një shkresë zyrtare klubit bardheblu, ku e njofton se i gjithë ekipi duhet t’i nënshtrohet testit të tamponit. Kjo, pasi futbollistët dhe stafi ishin të ekspozuar ndaj Covid-19 gjatë ndeshjes në Ballsh.

Analizat do të kryhen këtë të shtunë, vetëm pak orë përpara ndeshjes në Gjirokastër me Luftëtarin.