Sport Ujkani e krahasoi me Dibalanë, Tare gati të marrë talentin e Kosovës

Ujkani e krahasoi me Dibalanë, Tare gati të marrë talentin e Kosovës

Duket se Tare ka nisur misionin e tij. Shqiptari është vlerësuar disa herë me çmime si një drejtor që bën mrekullira, duke marrë lojtar me çmim të ulët dhe duke i shndërruar në yje. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Tare po punon për 19-vjeçarin e Genkut, Edon Zhegrova.

Pak ditë më parë Ujkani e krahasoi atë me Dibalanë. Gjithashtu Zhegrova ishte edhe në radarët e Milanit, ku Ujkani “sygjeroi” se Gatuzo mund ta bënte burrë anësorin. Lacio nuk e ka mohuar interesimin për talentin e Kosovës.

Tare ka kryer edhe një transferim të madh nga klubi i Genkut, ku morri Milinkoviç-Saviç. Megjithatë, përveç tij, Tare ka në orbitë edhe disa lojtarë të tjerë, siç janë Elmaz nga Fenerbaxhe, Adolfo Gaiç nga San Lorenco, Agkun të Gallatasarajit dhe Pedo De La Vega nga Lanus.