Extra Universiteti i Oksfordit propozon të studiohet Dua Lipa në vend të Mozart-it

Universiteti i Oksfordit propozon të studiohet Dua Lipa në vend të Mozart-it

Akademikët në Universitetin e Oksfordit në Britani kanë propozuar që të zëvendësohen kurrikulat në degët e studimit të arteve muzikore, në mënyrë që rrymat e reja muzikore të zëvendësojnë ato klasike.

Profesorët thanë se repertori klasik i mësuar në Oksford, i cili përfshin vepra nga Mozart dhe Beethoven, përqendrohet shumë te “historia europiane nga periudha e skllavërisë”.

Sipas The Telegraph, është propozuar që të studiohet rryma muzikore e këngëtares shqiptare, Dua Lipa. Kjo e fundit, theu çdo rekord në “livestream”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa fitoi çmimin Grammy për albumin më të mirë vokal në pop. Lipa interpretoi këngën “Don’t start now”, e cila gjithashtu u nominua për Këngën e Vitit dhe Regjistrimin e Vitit.