Aktualitet Valixhja me 23 milionë euro drejt Shqipërisë, një “fake news”

Valixhja me 23 milionë euro drejt Shqipërisë, një “fake news”

Lajmi për një shumë marramendëse parash që mendohej se ishin bllokuar në aeroportin kryesor të Parisit, paraditen e djeshme, është “fake news”.

Mediat publikuan se një shtetas nga Mali është arrestuar në aeroportin Charles de Gaulle, pasi gjatë kontrollit në 2 valixhe diplomatike atij i janë gjetur plot 23 milionë euro.

Mediat franceze aludonin se kjo shumë do të dërgohej në Shqipëri, por ambasada shqiptare në Francë bën me dije se lajmi është i pavërtetë, duke cituar policinë franceze.

Çështje e lajmeve të rreme është kthyer në një problem madhor për platformat e rrjeteve sociale, të cilat janë duke marrë nisa të ndjeshme për të frenuar përhapjen e një informacioni të tillë.