Bota Ndryshimet klimatike: Kanadaja u ngroh dy herë më shpejt se pjesa tjetër...

Ndryshimet klimatike: Kanadaja u ngroh dy herë më shpejt se pjesa tjetër e botës

Mesatarisht, Kanadaja është ngrohur dy herë më e shpejtë se pjesa tjetër e botës, sipas një studimi të kohëve të fundit.

Raporti i ndryshimeve klimatike të qeverisë federale paralajmëron se ndryshimet janë tashmë të dukshme në shumë pjesë të vendit dhe se është parashikuar intensifikimi i tyre, raporton BBC.

Thuhet se ndryshimi më i madh ka ndodhur në Arktikun kanadez dhe se ai do të vazhdojë të ngrohet më shumë se dy herë më shpejt se mesatarja botërore.

Raporti sugjeron se shumë nga efektet e vërejtura janë ndoshta të pakthyeshme dhe vlerësohet se temperatura mesatare në Kanada rritet çdo vit me 1,7 gradë Celsius që nga viti 1948, kur temperaturat u regjistruan për herë të parë në të gjithë vendin.

Rritja më e madhe e temperaturës ishte në pjesën veriore të British Columbia.

Mesatarisht, temperatura në Kanada rritet me 2.3 gradë në vit.

Raporti u publikua pasi qeveria vendosi një taksë të karbonit në 4 nga 10 provincat kanadeze që nuk arritën të zhvillonin plane për të luftuar ndryshimet klimatike.