Sport Van der Sar: De Ligt si Cristiano Ronaldo, ju tregoj arsyet

Van der Sar: De Ligt si Cristiano Ronaldo, ju tregoj arsyet

Matthijs De Ligt ishte në qendër të vëmendjes gjatë merkatos së verës. Mbrojtësi holandez mori oferta nga klubet më të mëdha në botë dhe në fund pranoi të nënshkruante me Juventusin. 19-vjeçari është përballur me kritika në Itali, por të gjithë janë të mendimit se shtatlartit i duhet dhënë koha e duhur për t’u përshtatur.

Një ish-lojtar i Juventusit, Edwin Van der Sar, tregon se De Ligt ngjan shumë me Cristiano Ronaldon dhe tregon arsyet. “Ai ka mentalitetin e dikujt që gjithmonë dëshiron të përmirësohet dhe dëshiron të jetë më i miri në botë. Kam parë disa lojtarë në karrierën time si ai dhe njëri luan për Juventusin: Cristiano Ronaldo. Kam luajtur me të në Machester dhe kam parë tek ai të njëjtën dëshirë për të punuar dhe për të qenë më i miri nga të gjithë. Ai dhe De Ligt kanë të njëjtin vullnet dhe uri”, shprehet drejtuesi i Ajax.

“Matthijs është vetëm 19 vjeç. Ka qenë fantastik te Ajaxi, ishte ‘shkëmbi’ ynë në mbrojtje dhe kapiteni. Ka shënuar gola të rëndësishëm dhe ka evituar shumë gjithashtu. Në Itali i duhet të mësojë një gjuhë të re, të njohë të tjerë shokë skuadre. Dëmtimi i Chiellinit e ndihmon atë të përfshihet më shpejt në skuadër, por nga ana tjetër i shkakton edhe shumë presion”, përfundon Van der Sar për ESPN.