Bota Vapa po përcëllon botën, por jo Zelandën e Re që është zbardhur...

Vapa po përcëllon botën, por jo Zelandën e Re që është zbardhur nga bora

Ndërkohë që pjesa më e madhe e botës po përballet me temperatura tejet të larta, ku nuk kanë munguar as viktimat për shkak të vapës, në Zelandën e Re, bora ka zbardhur një pjesë të mirë të vendit.

Erërat e ftohta nga Antarktida kanë bërë që bora dhe reshjet e dendura të shiut të mbërrijnë në brigjet e Zelandës së Re, duke prekur disa qytete. Në Uellington u shpall edhe gjendja e jashtëzakonshme për të bërë të mundur përballimin e situatës.

Në disa zona, është raportuar për ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa disa dhjetëra autostrada janë mbyllur, si dhe shtigje malore, për të shmangur incidentet. Sipas meteorologëve vendas, temperaturat e ulëta do të vijojnë, edhe nën zero gradë celsius, të paktën deri në fund të javës.