Extra Vasco Rossi izolohet në SHBA: Dua të kthehem në Itali

Vasco Rossi izolohet në SHBA: Dua të kthehem në Itali

“Unë po përpiqem të bëj një fluturim së pari për në Gjermani dhe më pas në Itali. Nëse konfirmohet, unë do të largohem”. Këto janë fjalët e Vasco Rossi, si një italian i bllokuar jashtë vendit për shkak të fluturimeve të anuluara në të gjithë botën për shkak të emergjencës së koronavirusit.

Këngëtari ndodhet në Shtetet e Bashkuara (Los Angeles), ku zakonisht kalon periudha të gjata, për të punuar për turneun veror, i cili do të fillojë në 10 qershor nga Firence. Largimi i tij për t’u rikthyer në Itali tek familja e tij ishte planifikuar në datë 11 mars, por ai është shtyrë. “Kur punët vështirësohen, djemtë fillojnë të vallëzojnë! Po mundohem të kthehem në Itali me çdo kusht!”, ka shkruar Vasco Rossi.