Politika Vasili: LSI s’ka lidhje me Balilajt

Vasili: LSI s’ka lidhje me Balilajt

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar akuzat për  dhënien me qira të 100 hektarëve tokë për Klement Balilin, të dhëna sipas deputetëve socialistë nga Ministria e Bujqësisë, e drejtuar asokohe nga Edmond Panariti.

Vasili tha se këto 100 hektarët i ka firmosur Edi Rama.

Këtë deklaratë Vasili e bëri në studion e “Report TV”, ku shtoi më tej se kjo është një çështje mes PS-së dhe Edi Ramës.

Ai tha se përgjigje duhet të japë kryeministri i cili ka firmosur kontratat me vendim qeverie për t’i dhënë familjarëve të Balilit tokat në Delvinë.

Është një çështje e ngritur nga PS, për të krijuar një fokus të ri, në betejë artificiale të re dhe akuza të reja. Kontrata e qirasë nuk është e ministrisë së Bujqësisë, por vendim i Qeverisë, i firmosur nga Rama dhe me zbatues Ministrinë e Bujqësisë.

Autoritetin për të marrë një vendim të tillë e ka qeveria shqiptare. Mendoj se janë dhjetëra kontrata qiraje për toka të cilat nuk janë shfrytëzuar për t’u zhvilluar.

Ka një ligj antimafia që mund të sekuestrojë të gjitha pronat. Qeveria nuk mund të zhbëjë vendimet që ka marrë vetë. Kjo është një çështje mes PS dhe Edi Ramës.

Ka një komendi që e zhvillon një deputet i vogël i PS që aspiron të kishte një vend në ministri…këto janë komedi të PS-së në qeveri.

Një pronë u tha sot se ia ka dhënë Lulzim Basha, një tjetër Edi Rama, tani doni me patjetër të përfshini edhe LSI-në?

Le të përgjigjet Edi Rama për këtë”, tha Vasili.