Sport Vazot e mbushura me kapsolla / Artan Hoxha: Një çmenduri që as...

Vazot e mbushura me kapsolla / Artan Hoxha: Një çmenduri që as serbët nuk ia rezervuan kombëtares shqiptare

Tre vazo plastike të mbushura me 35 kapsolla të mëdha dhe flakadanë, të groposura afro 20 centimetra nën zhavorrin e stadiumit “Selman Stermasi” nga ana e flamurit të këndit aty ku ishin vendosur tifozët e Partizanit, të lidhura në seri për tu aktivizuar me tel përcjellës në distancë ishin me të vërtetë një çmenduri që as ultranacionalistët serbë nuk ia rezervuan kombëtares shqiptare në tetorin e 2014-ës.

Për fat të mirë shpërthimi i komanduar nuk ndodhi, sepse teli-përcjellës u zbulua rastësisht nga policia gjatë ndërhyrjes së saj në stadium, kur njëri nga policet u ngatërrua me kabllin e fshehur poshtë zhavorrit.

Sipas specialistëve antieksploziv të policisë, nëse shpërthimi do të realizohej, fuqia e tij do te ishte e madhe, jo vetëm prej përbërjes me barut të materialeve piroteknike, por edhe prej izolimit në vazot plastike që e shumëfishon fuqinë dhe sidomos prej sasisë se madhe të gurëve që ndodheshin sipër vazove të mbushura me kapsolla shpërthyese.

Shpërthimi përveç se do të shkaktonte panik në stadiumin e mbushur plot një orë para ndeshjes, nuk do godiste vetëm tifozët e Partizanit, por edhe stafin e rojeve private, personelin e stadiumit që ndodhej në atë zonë, gazetarë dhe fotografë, stafin e KF Tirana që ndodhej pranë, por edhe vetë tifozët e Tiranës.

Historia dhe fanella e 100-vjeçare e Tiranes, si dhe historia e fanellës 73-vjeçare të Partizanit, vlejnë më tepër se çdo huligan apo ultras i papërgjegjshëm qe e cilëson kundërshtarin ”armik”…