Kryesore Shuhet legjenda Ennio Morricone

Shuhet legjenda Ennio Morricone

Është shuar në moshën 91-vjeçare kompozitori me famë botërore Ennio Morricone.

Muzikanti i njohur italian, autor i mbi 400 pjesësh muzikore kinematografike dhe mbi 100 pjesësh klasike, u nda nga jeta mbrëmjen e së dielës, datë 5 korrik, në një klinikë në Romë, për shkak të pasojave pas një rrëzimi.

Morricone, i vlerësuar me çmim Oscar për kompozimin e muzikës kryesore të filmit “The Hateful Eight” 2006 (Tetë më të urryerit), ka një karrierë të gjatë me punime mbresëlënëse në shumë filma dhe seriale të njohura si: The Good, the Bad and the Ugly 1966 (I miri, i keqi dhe i shëmtuari); Magdalena 1971 (Magdalena); La piovra 1984-2001 (Oktapodi); The Untouchables 1986 (Të paprekshmit); Bugsy 1991 (Bagsi); La leggenda del pianista sull’oceano, 1998 (Legjenda e pianistit mbi oqean); Malena 2013 (Malena); The Best Offer 2013 (Oferta më e mirë) etj.

Në karrierën e tij të gjatë u nominua në 91 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, prej të cilave fitoi 83 prej tyre, ku spikasin një Oscar dhe 3 çmime Grammy, 4 Golden Globe apo dhe 6 çmime BAFTA.

Në fund, ndër bashkëpunimet e suksesshme, pas atyre me Sergio Leonen, rezultuan edhe filmat me regjisorin Quentin Tarantino, ky pas filmit “The Hateful Eight” e cilësoi Morriconen artist të talentuar “me më tepër talent se Betthoven apo Mozart”.

Lamtumira e fundit kompozitorit do t’i jepet në një ceremoni private.