Bota Vdes Giorgio Napolitano, i pari president i Italisë që u zgjodh dy...

Vdes Giorgio Napolitano, i pari president i Italisë që u zgjodh dy herë

Është ndarë nga jeta ish-presidenti italian Giorgio Napolitano.

Ai vdiq sot në Romë në moshën 98-vjeçare. Ish-kreu i shtetit prej disa kohësh kishte probleme shëndetësore, të lidhura edhe me moshën.

Në vitin 2018 ai u shtrua në spitalin e San Camillo dhe iu nënshtrua një operacioni në zemër.

Në maj të vitit të kaluar ai u shtrua sërish, këtë herë në spitalin e Spallanzanit, për një operacion abdominal.

Ai la pas gruan e tij Clio Maria Bittoni dhe dy djemtë e tij Giovanni dhe Giulio. Ai cilësohej si një njeri klasi dhe elegant, si dhe ishte presidenti i parë italian që u zgjodh dy herë.