Aktualitet Përplasi për vdekje me makinë një të moshuar, arrestohet 28-vjeçarja në Korçë

Përplasi për vdekje me makinë një të moshuar, arrestohet 28-vjeçarja në Korçë

Është vënë në pranga shoferja që shkaktoi aksidentin me pasoja fatale pasditen e së premtes në Korçë.

Bëhet e ditur se në pranga u vu O. M., 28 vjeçe, banuese në Korçë. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Republika”, ku ajo përplasi me automjetin tip “Benz”, 79-vjeçarin Muhamet Allisha.

I moshuari ndërroi jetë në spitalin e Korçës nga plagët e marra.