Bota Vëllai në gjendje kritike, Trump në Nju Jork për t’i qëndruar afër

Vëllai në gjendje kritike, Trump në Nju Jork për t’i qëndruar afër

Orë të vështira për presidentin Trump, në shumë fronte. Emergjencës së pandemisë dhe fushatës presidenciale që po afron, presidentit amerikan i shtohen edhe problemet familjare.

Sipas mediave amerikane, vëllai i vogël i tij 72-vjeçar, Robert Trump, është shtruar në spital në Nju Jork, dhe gjendja e tij duket e rëndë.

Robert Trump, me të cilin presidenti ka një marrëdhënie shumë të mirë, ka qenë i shtruar edhe në pranverë.

Robert Trump me vite ka qenë një nga drejtuesit e Fondacionit Trump. Në qershor ai tentoi të bllokonte ligjërisht daljen e librit e mbesës Mary Trump, vajzës së vëllait tjetër Fred, e cila tregonte në mënyrë aspak pozitive figurën e xhaxhait të saj Donald.

Presidenti amerikan pritet sot në Nju Jork, për t’i qëndruar afër vëllait.