Sport Vetëm… 8 bileta të shitura për ndeshjen Shqipëri-Andorrë

Vetëm… 8 bileta të shitura për ndeshjen Shqipëri-Andorrë

Shqipëria do të luajë kundër Andorrës ndeshjen e saj të parafundit të eliminatoreve të “Euro 2020”, por duket se për tifozët shqiptarë ky takim nuk ka interes.

Biletat kanë dalë në shitje prej dy ditësh tashmë, por deri tani janë shitur vetëm 8 të tilla.

Ndërkohë, për ndeshjen ndaj Islandës, që u fitua 4-2 nga kuqezinjtë, brenda dy ditësh ishin shitur 8 700 bileta.

Shqipëri-Andorrë do të luhet në datën 14 nëntor, në orën 20:45.