Kryesore Vetëm Greqia votoi për Shqipërinë në Eurovision, publikohen pikët për ‘Sekretin’ e...

Vetëm Greqia votoi për Shqipërinë në Eurovision, publikohen pikët për ‘Sekretin’ e Ronela Hajatit

Pas shpalljes së fituesit të ‘Eurovision 2022’, Ukraina me grupin ‘Kalush Orkestra’ dhe këngën ‘Stefaia’ janë bërë publike edhe vlerësimet e dy netëve gjysmëfinale.

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati me këngën ‘Sekret’ ka performuar në natën e parë të festivalit dhe nga juritë profesioniste të 18 shteteve ka qenë vetëm Greqia që na ka dhënë pikët maksimale, 12 pikë. Nga shtete si Italia, Franca, Holanda, Ukraina, Zvicra etj jemi vlerësuar me 0 pikë nga juritë profesioniste.

Ndërsa ndryshe kanë votuar fansat e Eurovision, publiku grek po ashtu i ka dhuruar 12 pikë Ronelës duke e vlerësuar maksimalisht. Nga Zvicra dhe Italia kemi marrë 8 pikë, Sllovenia 6, Franca 5, Kroacia, Austria dhe Armenia na kanë dhënë 2 pikë dhe 1 nga Bullgaria duke bërë që Shqipëria të kishte një total prej 58 pikësh (12 nga juria profesioniste dhe 46 nga televotimi).

‘Sekret’ është renditur në vendin e 12-të në natën e parë gjysmëfinale, vetëm 2 vende larg kualifikimit për në finale. Ronela Hajati nuk ka reaguar për fituesin e Eurovision, por në Twitter ka reaguar me një status ku shkruan ‘WTF’ (Çfarë dreqin).