Kuriozitete Veterani 99-vjeçar mposht koronavirusin, del nga spitali me duartrokitje

Veterani 99-vjeçar mposht koronavirusin, del nga spitali me duartrokitje

Një veteran britanik i Luftës së Dytë Botërore është nxjerr nga spitali i South Yorkshire, këtë të enjte, pasi u shërua nga infeksioni me COVID-19.

99-vjeçari Albert Chambers u përcoll me nderime nga stafi i spitalit Tickhill Road, në Doncaster, të cilët e duartrokitën pasi e mposhti virusin me sukses.

Chambers, i cili në korrik mbush 100 vjeç, falënderoi stafin që e ndihmuan të shërohej dhe tha se trajtimi që kishte marrë s’mund të kishte qenë më i mirë.

Në Britani kanë vdekur rreth 8000 persona nga COVID-19, dhe personat mbi 75 vjeç përbëjnë dy të tretat e viktimave.

Edhe kryeministri britanik, Boris Xhonson, u shtrua në spital pas ndërlikimeve me coronavirus dhe sot ka dalë nga terapia intensive.

Numri i personave të prekur nga pandemia në të gjithë botën ka arritur 1.6 milionë, 466 mijë prej të cilëve vetëm në SHBA.