Politika Vëzhgimi i Bashës: Çfarë më kënaqi sot kur dola për disa blerje

Vëzhgimi i Bashës: Çfarë më kënaqi sot kur dola për disa blerje

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën dhe përhapjen e pandemisë globale COVID-19 në Shqipëri. Me një postim në rrjetin social “Facebook”, kryedemokrati fton qytetarët që të ruajnë distancimin social dhe të respektojnë rregullat e caktuara nga autoritetet shtetërore.

“Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave te distancimit social. Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës. Ndaj dua tju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër!”, shprehet Basha.

Sipas tij, çdo sakrificë e bërë sot nga qytetarët do të shërbejë si triumf mbi të keqen.

“E di që për shumë prej jush po bëhet e vështirë, por ju lutem mendoni se në këtë mënyrë po ruani veten, familjen dhe të afërmit tuaj. Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do t’ia dalim.#ditemetemira”, thuhet në postimin e Bashës.