Aktualitet VIDEO/ Gruaja e Adriatik Llallës u tregon gishtin e mesit gazetarëve

VIDEO/ Gruaja e Adriatik Llallës u tregon gishtin e mesit gazetarëve

Policia e Shtetit nuk e gjeti në banesë ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Me urdhrin e arrestimit në dorë të lëshuar nga SPAK forcat e rendit mësynë në banesën e tij në Tiranë, por siç pritej, dolën duarthatë.

Më herët në banesë mbërritën gazetarët dhe kamerat kanë fiksuar momentin kur bashkëshortja e tij mbërriti në shtëpi. Përpara se të hynte në banesë ajo u nxori gishtin e mesit gazetarëve të mbledhur para banesës tek rruga e Elbasanit.

Po sot në media qarkulloi një foto e Llallës duke pritur trenin në Romë të Italisë.

Sipas të dhënave të sistemit TIMS rezulton që ai të ketë lënë vendin dy javë më parë. Gjykata e Posaçme e Apeli e dënoi këtë të mërkurë me dy vjet heqje lirie ish-kryeprokurorin.