Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 4.9 të shkallës rihter goditën sot vendin, ndërsa fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për dëme materiale. Teksa epiqendra ishte Bubq, padyshim që tërmeti u ndje fuqishëm në Durrës dhe në Tiranë dhe jo vetëm.
Lëkundjet u ndjenë dhe në studion e emisionit ‘Real Story’ në ‘Neës24’ ku moderatori Sokol Balla njoftoi madje se po binte tërmet.
Teksa Agron Gjekmarkaj po fliste, e gjithë studioja është dridhur.
Analistit i mbeti fjala në gjysmë, ndërsa kamera u fokusua tek moderatori Balla, që tha: “Një termet, ok! Jemi live. Përjetuam një tërmet jo të vogël në këto momente që flasim. Nuk ishte një termet i lehte. Besoj se ishte termet qe u ndje fort ne studio. Presim raportimet e gazetarëve se për çfarë tërmeti behet fjale. Ishte termet i shkurtër”, tha Balla.