Bota Video/ Vittorio Sgarbi nxirret me forcë nga Parlamenti italian

Video/ Vittorio Sgarbi nxirret me forcë nga Parlamenti italian

Politikani dhe personaliteti i njohur italian, Vittorio Sgarbi është nxjerrë këtë të enjte me forcë nga Parlamenti italian.

Zëvendëspresidentja, Mara Carfagna tha se ai nuk mund të ofendojë kolegët e tij dhe se nuk mund të flasë “me fjalë të ndyra në parlament”. Vendimi i saj është pritur me duartrokitje nga pjesëmarrësit në sallë.

Pas fjalimit me fjalë të rënda dhe ofenduese, atij i është komunikuar që të lë sallën, por ai e ka kundërshtuar, duke mos e respektuar vendimin.

Për pasojë, nevojitej ndërhyrja e forcave të sigurisë, të cilët e kanë kapur nga këmbët për ta tërhequr zvarrë jashtë. “Turp, Turp”, dëgjohet të thonë njëzëri disa deputetë në sallë. Përplasja filloi pasi Sgarbi nisi të kritikonte ashpër ligjin e ri për drejtësinë.