Bota Dialogu në Shtëpinë e Bardhë Kosovë-Serbi, Grenell: Po punojmë për një datë...

Dialogu në Shtëpinë e Bardhë Kosovë-Serbi, Grenell: Po punojmë për një datë tjetër

I dërguari special i Presidentit të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar lidhur me anulimin e takimit që ishte parashikuar të mbahej në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor.

Grenell thotë se e mirëkupton anulimin e vizitës nga Kryeministri, Avdullah Hoti pas akuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorëve Specialë.

Ndërkohë, i dërguari special i Donald Trump ka nënvizuar se po punohet për caktimin e një date tjetër për mbajtjen e takimit.

“Faleminderit Kryeministër Hoti. E mirëkuptojmë vendimin tuaj dhe mesi presim që të caktojmë një datë të re për takimin së shpejti”, thotë Grenell.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një reagim në Twitter lajmëroi anulimin e vizitës në SHBA duke thënë se i duhet të përballet me situatën e krijuar në vendin e tij pas akuzave nga Prokuroria Special ndaj Presidentit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.