Aktualitet Videoja kompromentuese/ Zv.ministrja Kuko: Neveri që më përgojojnë mua me Sorecën

Videoja kompromentuese/ Zv.ministrja Kuko: Neveri që më përgojojnë mua me Sorecën

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko ka reaguar përmes një postimi në Teitter duke thënë se po aludohet për një marrëdhënie mes saj dhe ambasadorit Soreca, duke e cilësuar një paturpësi pa limit.

“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”, shkruan Kuko.

Kuko i referohet një shkrimi të gazetës “Koha Jonë”. Gazeta me botues Nikoll Lesin, mjaft pranë Ilir Metës, botoi në versionin e saj online një lajm me tekst të çuditshëm shoqëruar me dy foto.

“Lajmi” i botuar dje pasdite në faqen online të KJ

Në foton e parë është ambasadori i BE në Tiranë me zv.ministren e brendshme. Në foton e dytë – siç shkruan gazeta – është ambasadori i BE “duke dalë nga Ministria e Brendshme”.

Në tekstin e KJ ku kuptohet qartë se fokusi nuk ka të bëjë aspak me përkushtimin e luftës ndaj krimit, shkruhej ndër të tjera: “Ambasadori i BE në Tiranë Soreca mbetet i përkushtuar për ta ndihmuar ministrinë e brendshme në luftën kundër krimit, luftë e cila duket se ka suksese sidomos në pajisjen e policisë me infrastrukturë moderne. Një pjesë e pajisjeve për policinë ka ardhur edhe falë punës së ambasadorit Soreca. Takimet e ambasadorit Soreca në këtë ministri janë të vazhdueshme…”

Nikollë Lesi ishte ndër të parët që hodhi në publik lajmin e një videoje ku një ambasador i huaj kryen marrëdhënie seksuale me një zyrtare të administratës shqiptare, siç përflitet prej ditësh.