Politika Presidenti Meta i përgjigjet Departamentit Amerikan të Shtetit

Presidenti Meta i përgjigjet Departamentit Amerikan të Shtetit

Presidenti Ilir Meta vlerësoi “maksimalisht deklaratën e sotme të Departamentit të Shtetit të SHBA” dhe përshëndet qëndrimin e DASH se “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

“Presidenti Meta konfirmon vendosmërinë e tij për të bashkëpunuar ngushtë me DASH dhe SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias. Presidenti Meta i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij të qarta dhe transparente, të shprehura zyrtarisht për përfaqësuesit e lartë amerikanë gjatë 5 viteve të fundit, që i përsëriti dhe në bisedën zyrtare telefonike që zhvilloi mbrëmjen e 20 nëntorit me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer. Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA dhe miqësia e shkëlqyer midis dy vendeve dhe popujve tanë është e palëkundur”, lexohet në deklaratën e Kreut të Shtetit.