Bota Viktima në Venezuelë, ushtarët dorëzojnë kufirin

Viktima në Venezuelë, ushtarët dorëzojnë kufirin

Shtohen tensionet në kufirin mes Venezuelës dhe Kolumbisë. Pjesëtarë të gardës kombëtare u përleshën me mbështetësit e opozitës në qytetin e Urenas. Protestuesit u përpoqën të kalonin kufirin dhe ushtaret u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Nga përleshjet mes ushtarëve me bashkëkombësit e tyre 2 civilë mbetën të vrarë, ndërsa 12 të tjerë u plagosën, nga përplasjet mes ushtarëve, ndërsa në fund, ushtarët lëshuan pikën kufitare.

Lideri i opozitës Huan Guaidó është zotuar se me ndihmën e qindra vullnetarëve do të mundësojë kalimin e ndihmave humanitare, ku përfshihen ushqime dhe ilaçe. Disa ushtarë të gardës dezertuan duke u bashkuar mbështetësit e opozitës.

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro mohon krizën ne Venezuelë dhe refuzon ndihmat ndërkombëtarë. Ai njoftoi mbylljen e kufirit me Brazilin dhe mbylljen e pjesshme të atij me Kolumbinë. Më herët gjatë së shtunës dy persona u vranë nga forcat venezuelase pranë kufirit me Brazilin.