Politika Vogëlushja austriake që shënoi turistin e 1 miliontë gjatë gushtit

Vogëlushja austriake që shënoi turistin e 1 miliontë gjatë gushtit

Gushti ka regjistruar rekord turistësh në vendin tonë. Kjo e martë regjistroi turistin e 1 miliontë për 20 ditët e para të gushtit.

Shifrat janë bërë me dije nga kryeministri Edi Rama.

“Shifra rekord e turistëve në regjistrin e pasaportave të huaja gjatë gushtit, i takoi Luisës, njërës prej dy vajzave të familjes Forster nga Austria, të cilën kur hyri sot në Portin e Sarandës, së bashku me motrën dhe prindërit, e priti një surprizë e këndshme. Në njëzetë ditët e para të këtij gushtit, kanë hyrë në Shqipëri plot 1 milionë turistë të huaj ose 16.5 % më shumë, se sa i gjithë gushti i kaluar”, tha ai.