Aktualitet Vrasja e 18-vjeçares në Kosovë, arrestohet i dashuri i adoleshentes

Vrasja e 18-vjeçares në Kosovë, arrestohet i dashuri i adoleshentes

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit në Kosovë, është arrestuar nga policia. Krivaqa u kap në një fshat të Ferizajt, aty ku besohet se qëndronte i fshehur prej dy ditësh.

Ai do të merret në pyetje lidhur me ngjarjen e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Kosovë e Shqipëri.

Dy ditë më parë, Marigona Osmani u la e vdekur në derën e spitalit në Ferizaj të Kosovës. Kamerat e sigurisë filmuan Dardan Krivaqan dhe shokun e tij Arbër Sejdiu si dy personat që kishin lënë para spitalit trupin e 18-vjeçares.

Sejdiu u arrestua pak orë pas ngjarjes, ndërsa sot pas dy ditësh, u kap dhe i dashuri i 18-vjeçares. Kjo e fundit ishte dhunuar për vdekje. Marigona bashkëjetonte prej dy muajsh me Dardan Krivaqan, autorin e dyshuar të vrasjes.