Aktualitet Vrau partneren me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Vrau partneren me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Gjykata italiane ka dënuar me 24 vite burg shqiptarin Avni Meçe, për vrasjen e partneres së tij.

Mediat italiane njoftojnë se, Gjykata e Bolzanos vendosi të dënojë shqiptarin, pasi në 22 tetor të vitit 2022 ai vrau me çekiç partneren e tij Elena Mocanu.

Prokurorja e çështjes kishte kërkuar burgim të përjetshëm për shqiptarin, ndërsa avokati i Meçes kishte kërkuar një dënim më të lehtë, por në fund gjykata vendosi ta dënojë me 24 vite burg.

Një dënim më të lehtë kishte kërkuar nga avokati i Avni Meçjes për shkak të rrëfimit, bashkëpunimit me hetuesit dhe dëmshpërblimit të dhënë për djalin e viktimës.

Dy vjet para vrasjes, shqiptari ishte denoncuar për dhunë nga bashkëjetuesja e tij rumune. Pas disa kohësh pati një afrim mes të dyve deri në epilogun tragjik që u mbyll me vrasjen e gruas.