Sport Guardiola ka “shkatërruar” 4 makina gjatë periudhës si trajner i City

Guardiola ka “shkatërruar” 4 makina gjatë periudhës si trajner i City

Aftësia në timon, përveçse kërkon që të mësohet paraprakisht, ka lidhje edhe me talentin si shofer që ka një person. Reflekset, vëmendja dhe kujdesi janë disa nga karakteristikat e një shoferi të mirë, që, sipas mediave angleze, Pep Guardiola nuk i ka.

Tabloidi “The Sun” ka publikuar një artikull ku rendit 4 makinat që trajneri i Manchester City ka “shkatërruar” gjatë periudhës që punon në Angli.

Modelet me të cilat Guardiola ka lëvizur në Mançester që nga viti 2016 janë një Mercedes GLE i zi (93 000 euro), një Range Rover (175 000 euro), një Bentley GTX700 (233 000 euro) dhe një Mini Cooper (35 000 euro). Në total, shuma e çmimeve të këtyre 4 makinave që “The Sun” thotë se trajneri spanjoll ka shkatërruar është më shumë se 500 000 euro.

Një nga burimet e cituara nga tabloidi tha se “Pep është brilant në shumë gjëra, por jo në timon”.

Pep Guardiola me makinën Mini Cooper
Guardiola ka “shkatërruar” edhe Mercedes GLE 80,000 £
Range Rover
Pep Guardiola ka shkatërruar edhe një Bentley si ky