Bota Wuhani merr vendimin pasi infektoi botën: Nuk do të konsumohen më kafshët...

Wuhani merr vendimin pasi infektoi botën: Nuk do të konsumohen më kafshët e egra

Autoritetet në Wuhan kanë zgjeruan ndalimin e tregtisë ilegale të kafshëve të egra duke përfshirë në këtë rregull të ri dhe gjuetinë dhe konsumimin e tyre.

Tashmë në Wuhan, sipas faqes zyrtare të qeverisë, nuk do të lejohet konsumimi i çfarëdo lloj kafshe, përfshirë ato ujore, që janë në listën e të rrezikuarve.

Masat u vendosën pas shfaqjes së pandemisë së koronavirusit, e cila i regjistroi rastet e para pikërisht në Wuhan dhe autoritetet bënë përgjegjëse fillimisht një treg që shiste kafshë të egra. Në janar, në të gjithë Kinën u vendos një ndalim i tregtisë së këtyre kafshëve, ashtu siç ndodhi gjatë virusit Sars.

Ekzaktësisht ende nuk dihet origjina e koronavirusit të ri, por provat na çojnë drejt përfundimit se mund të ketë ardhur nga një kafshë.