Kuriozitete Zbulimi befasuese! Për herë të parë një bimë rritet në dheun e...

Zbulimi befasuese! Për herë të parë një bimë rritet në dheun e marrë nga Hëna

Shkencëtarët kanë rritur bimët në dheun e marrë nga Hëna për herë të parë, një hap i rëndësishëm për të bërë të mundur qëndrimin afatgjatë në Hënë, raporton BBC.

Studiuesit përdorën mostra të vogla pluhuri të mbledhura gjatë misioneve Apollo 1969-1972 për të rritur një lloj bime.

Për habinë e tyre, farat mbinë pas dy ditësh.

“Nuk mund t’ju them se sa të habitur ishim”, tha Anna-Lisa Paul, një profesoreshë e Universitetit të Floridës, e cila ishte bashkautore e studimit.

Bima e mbire ne dheun henor

Bimët, qoftë ato të mbjella në një mostër hënore apo ato të mbjella në kushte normale tokësore, dukeshin të njëjta deri rreth ditës së gjashtë.

Pas kësaj, u shfaqën dallime. Bimët e rritura në dheun e Hënës nisën të zhvillohen më ngadalë dhe përfunduan të vyshkura.

“Ky studim është i rëndësishëm për qëllimet afatgjata të eksplorimit të NASA-s, pasi ne do të duhet të përdorim burimet e gjetura në Hënë dhe Mars për të zhvilluar burime ushqimore për astronautët e ardhshëm që jetojnë dhe veprojnë në hapësirën”, tha shefi i NASA-s, Bill Nelson.

Nasa ka në plan të dërgojë njerëz në Hënë për herë të parë që nga viti 1972 në një mision të planifikuar në vitin 2025.