Bota Zbulohet një pajisje eksplozive në plazhin e populluar të Barcelonës, evakuohen turistët

Zbulohet një pajisje eksplozive në plazhin e populluar të Barcelonës, evakuohen turistët

Policia ka evakuuar një plazh të Barcelonës sot pasi policia gjeti një pajisje shpërthyese në det. Një zëdhënës i Rojës Bregdetare Spanjolle konfirmoi lajmin për Reuters.

Policia ka krijuar një perimetër sigurie, 250 metra rreth mekanizmit, i cili u gjet në plazhin Sant Sebastian, një nga më të njohurit në Barcelonë.

“Zhytësit e marinës do të udhëtojnë sot për të neutralizuar pajisjen eksplozive, e cila mund të ketë ardhur nga Lufta Civile e 1936-1939,- shtoi zëdhënësi, -duke theksuar se zona do të qëndronte e mbyllur deri sa të bëhet e sigurt”.

Pajisja eksplozive ishte e vendosur tre metra thellësi dhe 25 metra larg bregut dhe u pikas nga një zhytës i policisë që ishte jashtë shërbimit, i cili kishte shkuar për të notuar në atë zonë.