Kulturë Zbulohet qyteti biblik në Izrael, vendi ku Davidi qëndroi para se të...

Zbulohet qyteti biblik në Izrael, vendi ku Davidi qëndroi para se të shpallej mbret (FOTO)

Kërkuesit në Izrael thanë të hënën se besojnë se kanë zbuluar vendin e një qyteti të lashtë filistin, të përmendur në fabulën biblike të Davidit që kërkonte shpëtim nga mbreti izraelit Saul.

Ziklag, ishte një qytet nën sundimin e mbretit filistin, në Gath, kur popujt e lashtë të detit nisën të mbërrinin në rajon në shekullin e 12 para Krishtit.

Një fabul biblike thotë se qyteti u bë vendi ku Davidi qëndroi para shpalljes së tij mbret në Hebron, pas vdekjes së Saulit.

“Nuk jemi 100 për qind të sigurt, por mendojmë se në masën 90 për qind bëhet fjalë për Ziklagun biblik”, thonë studiuesit.

Gërmimet nisën në 2015 dhe kërkuesit planifikojnë të vazhdojnë të punojnë në sajt. Sot, i njohur si Khirbet al rai, sajti rrethohet nga kodrina dhe sheh mbi fushat e misrit.

Vendndodhja e Ziklagut, ka qenë në fakt subjekt i debateve shkencore, me 12 lokacione të mundshme të përfolura në Izraelin jugor. Asnjë nga ato sajte, sidoqoftë, nuk ka ofruar provat e nevojshme për të provuar se behët fjalë për qytetin e lashtë filistin.

Në këtë sajt të fundit, kërkuesit kanë gjetur elementë tipikë të civilizimit filistin, por edhe enë balte që e lidhin atë me një herë historike të identifikuar me Davidin biblik.