Kryesore Zetori përplaset me motorin në Korçë, dy viktima

Zetori përplaset me motorin në Korçë, dy viktima

Një aksident i rëndë ndodhi këtë të martë në afërsi të fshatit Zëmblak të Korçës, ku një zetor është përplasur me një motor.

Për pasojë kanë humbur jetën dy persona, drejtuesi i motorit, 46 vjeç dhe pasagjerja që ndodhej në zetor, 58 vjeçe.

“Më datë 13.09.2022, rreth orës 17:00, në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak, janë përshirë në një aksident rrugor mjeti tip motor me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin I. K., 37 vjeç dhe pasagjere shtetasen H. K., rreth 58 vjeçe. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorit A. Xh. dhe pasagjerja e mjetit bujqësor shtetasja H. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit“, tha policia në një informacion paraprak për mediat.