Bota Zgjedhjet në Hong Kong, lëvizja e protestave merr 90% të votave

Zgjedhjet në Hong Kong, lëvizja e protestave merr 90% të votave

Fituesit e zgjedhjeve të së dielës në Hong Kong janë politikanët që kandidojnë nga radhët e atyre që kanë protestuar për afro 6 muaj në pikën më të rëndësishme ekonomike të Azisë.

Përfaqësuesit e protestës fituan rreth 90 për qind të votave, duke siguruar mbi 400 vende nga 452 gjithsej që ka këshilli.

Një rezultat i tille në fakt u dallua që nga radhët e gjata për të votuar. Në krahasim me 4 vjet më parë, 1.5 milionë persona më shumë iu drejtuan qendrave të votimit.