Politika Zgjedhjet në PD, mbështetësi i Bashës fiton Devollin

Zgjedhjet në PD, mbështetësi i Bashës fiton Devollin

Degët e PD-së në Peqin, Devoll dhe Mirditë kanë shpallur fituesit.

Nga zgjedhjet e rithemelimit dega e Partisë Demokratike në Peqin ka nxjerrë fitues Mustafa Pashjan me 50,6 për qind të votave.

Ndryshe nga çfarë shihet në juglindje ku degët si Pogradec, Kolonjë apo Maliq i kanë fituar mbështetës të Berishës, një mbështetës i Bashës do të marrë drejtimin e Devollit. Elvi Hajdërlli ka fituar me 60,7 për qind të votave.

Degën e PD-së në Mirditë do e drejtojë Albert Mëlyshi i cili ka fituar me 56 për qind të votave.