Opinione Zgjidhja e krizës varet nga Merkel

Zgjidhja e krizës varet nga Merkel

Timothy Garton Ash, në një opinion për “The Guardian” vendos në dritë një fakt që e dimë se shumë gjëra në Eurozonë varen nga ajo: Angela Merkel!

“BE mund të dalë më e fortë nga pandemia, nëse Merkel kap momentin”, ky është titulli i lajmit që tregon 3 testet që duhet të kalojë Evropa për të dalë më e fortë nga COVID-19.

Së pari testi hungarez: a mund të jetë një diktaturë pjesë e BE-së? Victor Orban dhe partia e tij në Hungari e kanë përdorin koronavirusin si një justifikim për të marrë fuqi të jashtëzakonshme, duke sunduar me një dekret të pakufizuar, duke u shndërruar në diktaturë, Monnet ka thënë që një diktaturë nuk mund të jetë pjesë e Komunitetit Europian, por sot është një.

Sanksionet në dispozicion të institucioneve të BE-së janë të ngadalta dhe komplekse, por ekziston një organizatë që mund dhe duhet të veprojë me vendosmëri tani: Partia e Popullit Evropian (EPP).

Duhet të kishte nisur shumë kohë më pare me sanksionet për Hungarinë. Në vend të kësaj, ka ndjekur një politikë tërheqëse. Nëse nuk e përjashton partinë e diktatorit hungarez tani, do të humbasë çdo copëz të besueshmërisë që ka mbetur. Kur politikanët e EPP-së bëjnë fjalime të shkëlqyera për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe vlerat evropiane, evropianët e rinj do të jenë më shumë se të justifikuar për të bërtitur: ju jeni hipokritë!

Testi i Dytë është ai italian. A ka solidaritet në zemrën e Evropës? A do t’i lejojë eurozona vendet e saj më të goditura të rikuperohen? Muajin e kaluar pamë me tmerr dhe ende po e shikojmë sesi një nga pjesët më të zhvilluara të kontinentit tonë, me një nga shërbimet më të mira shëndetësore, u mposht nga pandemia. Kur Italia të dalë nga kjo gjendje do të përballet me një sfidë të madhe të rimëkëmbjes ekonomike, do kërkojë borxhe të mëdha. A do mbështetet mjaftueshëm?

Edhe para kësaj pandemie, Italia ishte një nga më Eurosceptic-ët. Kriza i ka shtuar këto ndjenja. Në një sondazh të kryer në fillim të muajit të kaluar, 88% e italianëve mendonin se Evropa nuk po e mbështet Italinë, dhe 67% thanë e panë anëtarësimin në BE si një disavantazh. Ka një Bashkim Evropian pa Britaninë. Por nuk mund të ketë një Bashkim Evropian pa Italinë.

Dhe së fundi, testi i tretë lidhet direkt me Gjermaninë: a mund ta shpëtojë Evropën? A do të përballet më në fund pushteti qendror i Evropës me logjikën e një bashkimi monetar nga i cili ka përfituar shumë ndjeshëm?

Angela Merkel bëri një fjalim të jashtëzakonshëm për kombin e saj, një ligjëratë për demokracinë, solidaritetin dhe përgjegjësinë individuale, të bërë me trurin e një shkencëtari dhe zemrën e vajzës së një pastori. Vetëm një gjë mungonte. Fjala “Evropë” nuk u përmend.

Ndërkohë Gjermania ka treguar solidaritet me fqinjët e saj europianë që po përballen ashpër me virusin, duke dërguar me maska në Lombardi dhe duke bërë transportimin e pacientëve me sëmundje kritike të Italisë dhe Francës në spitalet gjermane. Por është për t’iu përgjigjur krizës ekonomike dhe politike nuk ka bërë asgjë.

Sidoqoftë në përmbushjen e testit italian kontributi i Gjermanisë do të jetë vendimtar. Siç e ka thënë një titull i fundit, “e ardhmja e Italisë është në duart e Gjermanisë”. Nëse eurozona do të rikuperojë shëndetin ekonomik, qeveria italiane dhe qeveritë e tjera të Evropës Jugore duhet të jenë në gjendje të marrin hua para duke përdorur besueshmërinë financiare të Gjermanisë dhe shteteve të tjera të Evropës Veriore.

Kryeministri spanjoll (një tjetër vend shumë i goditur nga COVID-19), Pedro Sánchez, ka folur për nevojën që Evropa të ndërtojë një “ekonomi të kohës së luftës” dhe bëri thirrje për një plan të ri brenda atij të Marshallit Evropian.

Tabloidi kryesor i Gjermanisë, Bild, së fundmi publikoi një letër të hapur për Italinë me titullin “Ne jemi me ju!”

Merkel ka një shans të fundit për të zënë vend në histori si arkitektja kryesore e një Bashkimi më të fortë Evropian. Bismarck tha se detyra e një politikani është të shikojë gjurmët e Zotit që përparojnë nëpër histori, dhe pastaj të ecë nëpër gjurmët e tij.