Aktualitet “Zgjohem në mëngjes dhe mendoj vetëm të vjedh”, si u përgjua kreu...

“Zgjohem në mëngjes dhe mendoj vetëm të vjedh”, si u përgjua kreu i bandës shqiptare që bastiste vilat

“Zgjohem në mëngjes dhe mendimi i parë është të vjedh, atë që gjej”. Janë fjalët e 24-vjeçarit shqiptar Agustin Ndreca, për miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij italianë “Giusti”, një nga krerët e bandës që ka terrorizuar banorët e një numër të lartë vilash në afërsi të Romës, por edhe në veri të Italisë.

Fjalët e tij janë regjistrime të vendosura nga prokuroria italiane, që ka arrestuar të ashtuquajturën “bandën e Audit”, nga marka e makinave me të cilat preferonin të kryenin krimet e tyre, pasi ia kishin vjedhur pronarëve të ligjshëm.

Një pjesëtar tjetër i bandës, Ermal Gjeta, 29 vjeç, rrëfente edhe “filozofinë tyre, si dhe shumat e fituara.

“Shpenzojmë shumë sepse nuk janë para të fituara me djersë. Janë para hajdutësh, prandaj shpenzoj shumë: shkojmë në një lokal dhe harxhoj 1-2 mijë euro nata”, tregon Gjeta, pa ditur se po përgjohej.