Aktualitet Zjarrfikësi 22-vjeçar kapet me kokainë

Zjarrfikësi 22-vjeçar kapet me kokainë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Fier- Berat ka arrestuar 22-vjeçarin E. SH. me detyrë zjarrfikës në Roskovec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të kryer nga forcat “Shqiponja” në automjetin Honda Civic që ai drejtonte, u gjetën 13 doza kokaine dhe një peshore elektronike, dy aparate telefonike celularë, një kartmonedhë me prerje 50 Euro dhe 1000 Lekë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të kryer nga specialistët e AMP-së në banesën e 22-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri çifte dhe dy aparate telefonikë celularë.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.