Politika Zyrtari amerikan i narkotikëve në Tiranë, takon kreun e SPAK dhe shefen...

Zyrtari amerikan i narkotikëve në Tiranë, takon kreun e SPAK dhe shefen e BKH

Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson ka mbërritur në Tiranë. Vizitën e tij dy ditore e ka nisur me drejtues të institucioneve të drejtësisë.

Robinson ka pasur një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Më pas, ai pritet që të zhvillojë një takim dhe me kryeministrin Edi Rama.

Fokusi i vizitës është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Pas Tiranës, ndalesa e radhës e Ndihmës Sekretari Robinson do të jetë Prishtina, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.