Kryesore 20 vite nga 1997, hapja e depove, roli i Berishës dhe i...

20 vite nga 1997, hapja e depove, roli i Berishës dhe i Nanos

Sot është data 2 mars.

20 vite më parë shpallej gjendja e jashtëzakonshme e shtetrrethimi nga Berisha.

Më 2 mars 1997 Kuvendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të cilin përfshihej edhe ndalim qarkullimi nga orët e mbrëmjes deri në mëngjes.

Protestat për rënien e skemave piramidale sollën rënien e shtetit shqiptar, ndërsa nga burgjet dolën mbi 5 mijë të dënuar.

Mes atyre që dolën nga burgjet ishte edhe Fatos Nano.

Fatos Nano u arrestua në 30 korrik 1993 në Tiranë dhe u lirua më 13 mars 1997, pas revoltave të armatosura në jug të vendit.

Nga hapja e depove të ushtrisë u morën mbi 650.000 armë luftarake, që sollën më pas edhe shumë viktima.

Po në 2 mars 1997, Kuvendi miratoi ligjin për bashkimin e shërbimit Sekret me ministrinë e Brendshme. Kryetari i SHIK Bashkim Gazidede u emërua kryetar i operacionit për normalizimin e situatës.

Më 3 mars kuvendi zgjodhi Sali Berishën për një mandat të dytë si President i Republikës.

Më 3 mars persona të panjohur pasi spërkatën muret me benzinë i vunë flakën dhe dogjën redaksinë e gazetës “Koha Jonë”.

Më 13 mars u miratua dhe u krijua qeveria e Pajtimit Kombëtar me kryeministër përfaqësuesin e PS Bashkim Fino.