Politika “21 Janari”, Berisha: Në burg duhej të ishte Rama, i përdori njerëzit...

“21 Janari”, Berisha: Në burg duhej të ishte Rama, i përdori njerëzit si mish për top

Duke folur për mediat pas protestës të mbajtur para kryeminstrisë ditën e sotme, kreu i demokratëve Sali Berisha u shpreh se ishte i kënaqur nga pjesëmarrja.

“E jashtëzakonshme, në të gjitha kushtet kjo protestë tejkaloi çdo parashikim timin. Protesta tejkaloi çdo parashikim dhe njëherë një mirënjohje shumë të thellë për të gjithë ata dhjetëra mijëra qytetarë që lanë çdo gjë dhe e mbushën në orën 12:00 bulevardin si kurrë ndonjëherë në të njëjtën orë në historinë e këtij vendi, misionarë të jashtëzakonshëm”, u shpreh kryedemokrati.

Kurse, i pyetur nga gazetarët, kryedemokrati refuzoi që të komentonte zhvillimet që po ndodhin në Gjykatën e Apelit për çështjen e vulës së PD-së.

 “Nuk bëj asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Ishim për Edi Ramën, jo për gjykatën. Atë kemi armik numër një. Ky është revolucion!”

Ndërsa, audion e bërë publike së fundmi si provë për 21 janarin, Berisha përsëriti edhe një herë qëndrimin e tij se bëhet fjalë për fabrikime të Ardi Veliut.

“Edi Rama duhet të ishte në burg për 21 Janarin. Ka dokumente të pakontestueshme. Nëse ne shpallim një audio-përgjim pa u dëgjuar gjë, atëherë kemi bërë krim.”

Protesta e opozitës u mbyll edhe për shkak të kushteve jo të përshtatshme të motit ndërsa seanca në Apel për drejtimin e PD-së vijon.